Në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), po zhvillohet rivalitet i madh për 3-4 vendet e para mes disa skuadrave.
Kastrioti i Ferizajt, shtatë herë kampion i pasluftës, synon të jetë në katërshen e madhe.
Vashat ferizajase po tregojnë lojëra shumë të mira, të cilat nga pesë ndeshje kanë shënuar tre fitore dhe pësuar dy humbje.
KHF Kastrioti
Humbjet i pësuan në ndeshjet derbi me dhe me rezultat të ngushtë, në udhëtim nga Istogu (23:20) po ashtu edhe në konak të Vushtrrisë (26:24).
Hendbollistja Elza Reçica, është në formën më të mirë duke dhënë maksimumin në çdo ndeshje.
Ajo tha se atmosfera është e shkëlqyeshme në kolektiv, motiv i madh për të luftuar për kreun e tabelës dhe në fund të edicionit të fitojnë njërën nga trofetë, titullin apo Kupën e Kosovës.
“Ekipi ynë po tregon lojëra të mira në pesë javët e para dhe me pak fat do të kishim edhe më shumë pikë. Jemi ekip që synojmë si gjithmonë katërshen e parë, pse jo edhe ndonjë trofe, kur kihet për bazë se ndeshjet derbi me Istogun dhe Vushtrrinë, të dyja në udhëtim, i kemi humbur me rezultat të ngushtë.
Në klubin tonë po punohet me zell të shtuar nga trajneret Lirie Muhaxheri dhe Vlora Jashari.
Është një harmoni brenda kolektivit tonë, që shumë klube e kanë lakmi.
Jemi sikur një familje. Është atmosferë pune, ekip që ka në skeletin e saj edhe shumë lojtare të reja, kjo dëshmon se me kalimin e kohës do të kthehem në rrugën e titujve ashtu siç i ka hije tempulli të hendbollit.
Klubi ynë dallon nga disa ekipe sepse jemi me lojtare vendore, të cilat po tregojnë nivelin e tyre dhe siç ishte edhe me Istogun, ku me pak fat do të dilnim me rezultat pozitiv ndaj një ekip më shumë përforcime nga jashtë.
Dallimi mes nesh dhe Istogut, vërtet nuk ka qenë në asnjë mënyrë, ky është treguesi se ne do to jemi konkurrent të denjë ndaj skuadrave që synojnë titullin.
Kryesia ka kriju kushte të mira, atmosfera është shumë e mirë, motivi është i lartë dhe neve na mbetet të arrijmë rezultate sa më të mira dhe t’i gëzojmë tifozët tanë“, tha Elza.