Elvana dhe Dhurata bashkë në festival?!

1 minut lexim

“Gajde” është bashkëpunimi i parë i Elvana Gjata dhe Dhurata Dora.  

Kënga fitoi menjëherë zemrat e publikut dhe duket se nuk do të jetë dueti i tyre i parë, pasi po përflitet se dyshja e suksesshme janë bërë bashkë sërish por këtë herë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Eurovision Kosovo” në Instagram ku thuhet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e “Festivalit të Këngës” do të zgjidhet përmes televotimit të publikut.

Për Elvanën kjo është pjesëmarrja e dytë në festival. Disa vjet më parë ajo mori pjesë me këngën “Me Tana” ku fitoi çmimin e dytë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trençevska: Deri të martën do të shpallen masat kundër krizës

Story i radhës

Shitjet e AMD bien me 40% për shkak të kërkesës së ulët për kompjutera

Të fundit nga