Përpara blerjes së Twitter, Musk tha se ishte kundër dëbimeve të përhershme nga platforma duke premtuar të heqë disa prej tyre si ai kundrejt ish presidentit Amerikan Donald Trump.
Tani Musk shkroi se Twitter do të dëbojë përherë imituesit e llogarive nëse nuk etiketohen qartësisht si parodi.
Lëvizja vjen pasi shumë përdorues të cilët morën etiketën blu të verifikimit, ndryshuan llogaritë e tyre në emrin e Musk.
Një prej tyre ishte komediania Katthy Griffin për imitimin e Elon Musk pasi ajo përkohësisht përdori emrin e Musk në llogarinë e saj të verifikuar në Twitter.
Going forward, any Twitter handles engaging in impersonation without clearly specifying “parody” will be permanently suspended
— Elon Musk (@elonmusk) November 6, 2022
Llogari të tjera që imitonin Musk ishin ato të Jeph Jacques i cili gjithashtu është dëbuar.
Përpara se Musk të merrte kontrollin e kompanisë, rregullat e Twitter qartësonin se përdoruesit nuk duhet të imitojnë individë, grup dhe organizata me qëllimin për të ngatërruar njerëzit dhe mashtruar të tjerët e as të përdorin një identitet të rremë në një mënyrë që cënon përdoruesit e tjerë.
Pasoja ishin moderim i profilit, mbyllje e përkohshme dhe e përhershme. /PCWorld Albanian