Elon Musk tha se do të tërhiqet nga pozitat e CEO-s së Twitter sapo të gjendet një zëvendësues. Ditën e Dielë ai nisi një anketë nëse duhet të largohet nga ky rol dhe shumica e përdoruesve të Twitter votuan për largimin e tij.
Ai nuk foli për rezultatet e anketës por ditën e Marte ai dukej se kishte pranuar vullnetin e njerëzve pasi kishte sugjeruar se mund ta ndryshonte që vetëm përdoruesit me pagesë të votojnë në anketat e Twitter.
Por Musk nuk dha një afat e kur do të ndodh. Cicërima e tij thotë derisa të gjejë dikë të përshtatshëm.
Ekziston mundësia që ndryshimi të jetë edhe thjeshtë kozmetik. Gjithashtu nuk ka gjasa që të shesë kompaninë që e bleu në Tetor për 44 miliardë dollarë.
Kushdo që të marrë drejtimin si CEO, do të ketë një kompani e cila nuk njihet fare me atë çfarë ishte pak muaj më parë. Afro 70 përqind e stafit është larguar ndërsa reklamuesit kanë ndërprerë shpenzimet në platformë. /PCWorld Albanian