Elon Musk do të kërkoj nga bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey të dëshmojë si pjesë e betejës së tij ligjore me kompaninë teknologjike.
Musk po kërkon ti japë fund marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe pasi sipas tij Twitter dështoi ti jepte informacione të mjaftueshme lidhur e llogaritë e rreme në platformë.
Por platforma e medias sociale ka vendosur ta padisë Musk për ta detyruar të blejë kompaninë. Rasti do të dëgjohet nga një trup gjykues i shtetit të Delaware në Tetor nëse dy palët nuk gjejnë një akord.
Twitter shpreson se gjykata do të detyrojë Musk, njeriun më të pasur në botë, të blejë kompaninë për çmimin e rënë dakord prej 54.20 dollarësh për aksion.
Si pjesë e përgatitjeve për gjyqin e Tetorit, avokatët e Musk kanë kërkuar që miku i tij, ish bosi i Twitter Dorsey, të dëshmojë me shpresën se ato që ky i fundit do të thotë do të jenë në favor të tij.
Në Korrik miliarderi tha se kishte planifikuar të tërhiqej nga marrëveshja çka bëri që Twitter ta padiste në gjykatë.
Në fillim të Gushtit Musk shiti 7.92 milionë aksione të Tesla me vlerë 6.88 miliardë dollarë duke thënë se kishte nevojë për para nëse detyrohet të blejë Twitter.
Ekipi i tij pretendon se 10% e përdoruesve ditorë janë llogari të rreme ndërsa Twitter pretendon 5%. /PCWorld Albanian