Elon Musk tha se Tesla do të prodhojë taksi robotë në 2024

1 minut lexim

Tesla ka planifikuar të shesë taksi robotë pa timon dhe pedale në 2024 tha CEO i kompanisë Elon Musk.

Musk ka vetëm dy vite për të zhvilluar, testuar, verifikuar dhe prodhuar robotët taksi duke mos përmendur rregullimin e tyre.

Taksitë robotë do të jenë plotësisht autonomë dhe Musk premtoi disa inovacione që ai mendon se do të jenë emocionuese.

“Mendoj se do të jetë një produkt i fuqishëm për të cilin aspirojmë ta kemi në prodhim në 2024,” tha Musk.

Duke hyrë në këtë treg Tesla konkurron me kompani të tjera të cilat kanë vite që zhvillojnë teknologji autonome për taksitë robotë si Waymo, Argo AI, Aurora, General Motors Cruise, Motional dhe Zoox.

Prej vitesh edhe Musk ka lënë të kuptohet se synon ndërtimin e një produkti të tillë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë e ka trazuar Ballkanin, çfarë duhet të bëjnë BE dhe SHBA

Story i radhës

Çfarë do të thotë fakti që Putini anuloi sulmin ndaj fabrikës së çelikut?

Të fundit nga