Elon Musk shet 7 miliardë dollarë aksione në Tesla

1 minut lexim

CEO i Tesla Elon Musk përsëri ka filluar të shesë aksione. Që prej ditës së Premte ekzekutivi ka shitur 7.9 milionë aksione me vlerë 6.9 miliardë dollarë.

Është hera e parë që Musk shet aksione që prej muajit Prill kur ai shiti 9.6 milionë aksione për 8.5 miliardë dollarë. Si duket Musk po shet aksionet që të ketë para nëse do të detyrohet të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë nga gjykata.

Muajin e kaluar Musk tha se do të anulonte marrëveshjen sepse besonte që kompania e medias sociale i kishte dhënë shifra të gabuara në lidhje me numrin e llogarive të rreme.

Por gjatë fundjavës ekzekutivi i Tesla foli me tone më të ulëta duke thënë se nëse Twitter thjeshtë ofron metodën sesi përllogarit profilet e rreme, marrëveshja do të shkojë përpara.

Ai gjithashtu tha edhe nëse marrëveshja anulohet, ai do të riblejë aksionet e tij në Tesla.

Në 10 muajt e fundit Musk ka shitur 32 miliardë dollarë aksione në Tesla. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Intelektualët shqiptaro-amerikanë dhe mediat në SHBA

Story i radhës

Pas publikimit të fotos së fundit, Rozana Radi përballet me të papriturën

Të fundit nga