Pronari i ri i Twitter Elon Musk tha se llogaria e ish presidentit Amerikan Donald Trump është rikthyer pasi publikoi një anketë duke ju kërkuar përdoruesve nëse ishin pro vendimit.
“Njerëzit kanë folur,” shkruante Musk në rrjetin social Twitter duke thënë se 51.8% e 15 milionë përdoruesve që votuan kërkuan heqjen e bllokimit.
Por ish presidenti Amerikan mund të mos kthehet në platformë ndërsa kishte thënë më herë se nuk ka arsye për përdorimin e platformës.
Llogaria e tij u bllokua në 2021 për shkak të frikës së mund të nxiste dhunë.
Drejtuesit e Twitter reaguan vetëm pak ditë pasi mbështetësit e Donald Trump hynë në US Capitol në Washington DC më 6 Janar.
Qindra protestues hyn në kompleks ndërsa Kongresi Amerikan po certifikonte fiton e zgjedhjeve presidenciale nga Joe Biden. Dhuna çoi në vdekjen e 4 personave dhe një oficeri policie.
Menjëherë pas protestës, Facebook, Instagram dhe YouTube i bllokuan llogaritë me dhjetëra miliona ndjekës së Trump.
Disa muaj më vonë ai do të lançonte platformën e tij quajtur Truth Social. Në fillim të kësaj jave Republikani tha se do të garonte për presidencën Amerikane në 2024. /PCWorld Albanian