Elon Musk refuzon akuzat për ngacmim seksual

min lexim

Elon Musk mohoi akuza se kishte ngacmuar seksualisht një stjuardesë së SpaceX në 2016-ën. “Sfidoj këtë gënjeshtare që pretendon se mikesha e saj më ka parë mua të zhveshur, përshkruaj vetëm një gjë që nuk e di publiku. Ajo nuk nuk mundet sepse nuk ka ndodhur asnjëherë,” tha CEO i Tesla dhe SpaceX në rrjetin social Twitter mëngjesin e së Premtes.

Cicërima vjen në përgjigje të një raporti publikuar nga the Business Insider se SpaceX kishte paguar 250 mijë dollarë në 2018-ën për të mbyllur rastin e ngacmimit seksual të miliarderit.

Raporti i Business Insider mbetet i pa verifikuar ndërsa Musk tha se nëse ngacmimi seksual do të kishte qenë një ves i tij, ky nuk duhet të jetë rasti i vetëm në karrierën e tij 30 vjeçare duke i quajtur akuzat si politikisht të motivuara.

Raporti vjen pas përpjekjeve të Elon Musk për të blerë rrjetin social Twitter dhe komenteve të tij për rikthimin e lirisë së shprehjes në platformë. Ai gjithashtu më herët ishte shprehur se do të lejonte rikthimin e ish presidentit Amerikan Donald Trump në momentin që Twitter do të kalonte në pronësinë e tij.

Musk tha se lufta e tij për lirinë e shprehjes do të shkojë deri në fund. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LSDM: Tandemi ASH-VMRO, për 6 muaj qeverisje nuk rezalizoi asnjë projekt

Story i radhës

Çfarë të marrësh me vete në takimin e radhës? Një kristal!

Të fundit nga