Elon Musk ofroi 43 miliardë dollarë për blerjen e Twitter një marrëveshje të cilën nëse finalizohet ai e quan të mirë për fjalën e lirë.
Menjëherë pas lajmeve aksionet e Twitter u rritën me 18%.
Saga e Musk me Twitter filloi kur ai bleu 9.2% të aksioneve të kompanisë ndërsa më vonë ju ofrua një vend në bordin e drejtuesve.
U raportua se Musk kishte refuzuar pozicionin duke shtuar spekulimet se ai mund të blinte rrjetin social.
“Që kur bëra investimin tim unë kuptova se kompania nuk ka të ardhmen e as ti shërbejë fjalës së lirë,” tha Musk.
“Twitter duhet të transformohet në kompani private dhe ka potencial të jashtëzakonshëm.” /PCWorld Albanian