Elon Musk ka deklaruar hapur se do të mbështeste guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSandis, dhe jo Donald Trump, në rast se i pari kandidon për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2024.
Lajmi u bë i ditur kur pronari i Twitter u pyet nëse do të mbështeste DeSandis, pasi tha se ende nuk e ka gjetur kandidatin ideal mes demokratëve.
“Preferenca ime për presidencën e vitit 2024 është dikush që është i arsyeshëm. Shpresoja se ky do të ishte rasti për administratën Biden, por deri më tani kam qenë i zhgënjyer”, tha Musk.
Elon Musk tha gjithashtu se “Unë jam mirë që Trump nuk poston në Tëitter” pas rikthimit të llogarisë së ish-presidentit amerikan në këtë platformë.
“E rëndësishme është që Tëitter korrigjoi një gabim të madh, pavarësisht se nuk kishte shkelje të kushteve të shërbimit.
Dalja e një presidenti nga platforma ka dëmtuar besimin e publikut në Tëitter nga gjysma e Amerikës,” vuri në dukje Musk.
Burimi: GAZETA.MK