Elon Musk mund të përdorë deklaratat e informatorit të Twitter Pieter Zatko, për tu larguar nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe tha një gjykatës.
Vendimi erdhi një ditë pasi avokatët e Musk pas një përballje në gjykatën e Delaware lidhur me pretendimet e Zatko.
Twitter argumentoi se Zatko është një punonjës i pakënaqur dhe se Musk po kërkon arsye për të justifikuar largimin e tij nga marrëveshja.
Vendimi mund të komplikojë pozicionin e Twitter në betejën e tyre ligjore. Kompania deri më sot ka refuzuar të adresojë pretendimet e Zatko dhe nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë ta bëjë.
Përpjekjet e Musk për të shtyrë gjyqin e Twitter u refuzuan. Në të njëjtin vendim gjykata tha se edhe 4 javë do të rrezikonin të dëmtojnë Twitter më shumë.
Gjyqi do të mbahet më 17 Shtator dhe pritet të zgjasë për 5 ditë. /CIO Albanian