Elon Musk mbyll marrëveshjen e blerje së Twitter

October 28, 2022
min lexim

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, mbylli marrëveshjen e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë, sipas mediave Amerikane dhe një investitori pranë firmës.

Në rrjetin social Twiter Musk shkruante: “Zogu është i lirë,” duke lënë të kuptohej se marrëveshja është arritur.

Një numër ekzekutivësh të lartë, përfshirë CEO Parag Agrawal, janë pushuar nga puna.

Zhvillimi i jep fund sagës që shikoi Twitter të shkonte në gjykatë për të detyrua multi-miliarderin të mbyllë marrëveshjen prej së cilët ishte përpjekur të largohej.

Twitter ende nuk e ka konfirmuar blerjen, por një investitor i hershëm i kompanisë tha BBC se marrëveshja ishte përfunduar.

Musk, i cili e paraqet veten si “absolutist i fjalës së lirë,” ka qenë kritikë ndaj politikave të moderimit të Twitter dhe lajmi do të pritet me reagime të ndryshme në mesin e përdoruesve dhe punonjësve të kompanisë.

Shumë njerëz në krahun e djathtë të politikës do të festojnë largimin e Agrawal si CEO. Ata i shohin njerëz si ai dhe paraardhësi i tij Jack Dorsey, si liberalë të cilët janë kundër lirisë së shprehjes.

Ata besojnë se nën drejtimin e tyre Twitter ka censuruar zërat konservatorë, akuza që Twitter i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur.

CFO Ned Segal dhe drejtuesi i ekipit ligjor të Twitter Vijaya Gadde nuk janë më pjesë e kompanisë sipas mediave Amerikane. Agrawal dhe Segal janë shoqëruar jashtë zyrave qendrore të Twitter në San Francisco me tu mbyllur marrëveshja raportoi Reuters.

Kryetari i bordit drejtues Bret Taylor përditësoi profilin e tij në rrjetin social Linkedin duke lënë të kuptohej se nuk ishte më pjesë e Twitter.

Një aksioner i Twitter dhe Tesla, Ross Gerber ishte shprehur se lajmet se Musk planifikon të largojë nga puna 75% të punonjësve ishin të pavërteta.

Musk është shprehur se ka blerë platformën e medias sociale për të ndihmuar njerëzimin dhe se dëshiron që “civilizimi të bëhet një shesh i përbashkët dixhital.”

Në profilin e tij në Twitter Musk kishte shtuar “Cheif of Twit.”

Një rrugë e gjatë

Investimet e hershme të Musk në Twitter i kanë shpërthyer opinionit publik. Në Janar ai filloi të bënte blejë të rregullta të aksioneve dhe në mesin e muajit Mars ai kishte akumuluar 5% të aksioneve të kompanisë.

Në Prill ai zbuloi se ishte aksioneri më i madh i Twitter dhe në fund të muajit tha se kishte arritur një marrëveshje për blerjen e kompanisë për 44 miliardë dollarë.

Ai tha se planifikonte të pastronte platformën nga llogaritë e rreme për ta bërë një hapësirë të fjalës së lirë.

Por në mesin e muajit Maj Musk kishte filluar të ndërronte mendje duke cituar shqetësime lidhur me numrin e llogarive të rreme që ishin më të larta sesa Twitter kishte pretenduar.

Në Korrik ai tha se nuk dëshironte të vazhdonte me blerjen e kompanisë. Por Twitter argumentoi se miliarderi ishte ligjërisht i detyruar të mbyllte marrëveshjen duke e paditur në gjykatë.

Në fillim të Tetorit, pak javë përpara se gjyqi mes tij dhe Twitter në zinte vend në gjykatën e distriktit të Delware, Musk ringjalli planet për blerjen e Twitter me kushtin që procedimet ligjore të ndërpriteshin. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bekim Sali: Do të marrim masa adekuate nëse dikush ka ndikuar në formimin e rrogave në Klinikat

Story i radhës

Zgjidhen dy gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë