Elon Musk ju tha punonjësve të Twitter se nuk përjashtohet mundësia e falimentimit

1 minut lexim

Dy javë pasi mori drejtimin e Twitter, Elon Musk ka adresuar stafin e ngelur të kompanisë me një mesazh të zymtë.

Gjatë një takimi Musk tha se Twitter po humbiste aq shumë para saqë shpallja e falimentimit nuk përjashtohet si mundësi.

Twitter nuk ka pasur fitim që prej 2019-ës dhe të ardhurat nga reklamimi kanë rënë ndjeshëm që kur Musk erdhi në krye të kompanisë ndërsa reklamuesit po tërhiqen nga platforma.

Musk mësohet të ketë thënë se Twitter mund të humbasë disa miliarda dollarë në 2023 duke sugjeruar se e ardhmja e kompanisë varet nga suksesi i shërbimit Twitter Blue.

“Arsyeja që po kërkojmë nga përdoruesit të paguajnë, është të mbajmë Twitter-in të gjallë,” tha ai.

Kompania po humb me shpejtësi edhe ekzekutivët e saj të lartë të cilët i shpëtuan largimeve nga puna të Musk. Drejtuesit e sigurisë dhe privatësisë kanë dhënë dorëheqjen.

Lançimi i shërbimit Twitter Blue nuk shkoi pa problemet e veta i cili u keqpërdor për mashtrime. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

EDITORIAL/ Mbledhja e përbashkët qeveritare Maqedoni-Shqipëri, shumë marrëveshje, pak realizime

Story i radhës

Vetëm një javë nga blerja, Twitter i Elon Musk drejt falimentimit

Të fundit nga