Elon Musk i thotë stafit të Twitter se nuk ka më punë nga shtëpia

November 10, 2022
1 minut lexim

Elon Musk mësohet tu ketë thënë stafit se puna në distancë do të marrë fund dhe “kohëra të vështira” janë përpara.

Përmes një email-i drejtuar stafit, pronari i medias sociale tha se punonjësit duhet të punojnë nga zyrat të paktën 40 orë në javë sipas Bloomberg.

Ai shtoi se ngadalësimi i ekonomisë globale pritet të godasë rëndë të ardhurat e Twitter nga reklamimi.

Kompania e medias sociale i kishte thënë stafit të saj në Maj të 2020-ës pak pasi pandemia kishte detyruar shumë vend të botës të kufizojnë lirinë e lëvizjes, se mund të punonin nga shtëpia përgjithnjë nëse dëshirojnë.

Kjo sepse Twitter besonte se masat e punës nga shtëpia aplikuar gjatë Covid-19 kishin qenë një sukses.

Megjithatë Musk shquhet për skepticizmin e tij të punës në distancë dhe shprehur në të kaluarën se puna në shtëpi është për ata që nuk duan të punojnë shumë.

Njeriu më i pasur në botë deri tani ka shkurtuar gjysmën e stafit të Twitter, një javë pasi bleu kompaninë për 44 miliardë dollarë. Ai tha se nuk kishte zgjedhje tjetër dhe po humbiste 4 milionë dollarë në ditë.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Imazhet satelitore të publikuara, rusët po hapin llogore në Krime

Story i radhës

Taravari: Nuk kemi marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë