CEO i Tesla Elon Musk ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj punonjësve që punojnë nga shtëpia sipas një raporti të Bloomberg.
Në një e-mail drejtuar stafit ekzekutiv të kompanisë me subjektin “Puna në distancë nuk është më e pranueshme” ai tha se punonjësit të cilët shpenzojnë më pak se 40 orë në javë në zyrë, të largohen nga Tesla.
Duhet të jenë në zyrat qendrore të Tesla dhe jo degë e kompanisë. Vetë Musk nuk mohoi vërtetësinë e raportimit dhe tha se kushdo që nuk është dakord me këtë politikë të gjejë punë tjetërkund.
Në e-mailin e dërguar prej tij Musk thoshte se mund të konsideronte raste në rrethana të caktuar, por do të ishte e jashtëzakonshme.
Pasi pandemia globale detyroi shumë kompani të dërgojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia, disa prej tyre pas pandemisë vendosën të mbajnë në funksion sistemin hibrid si Apple ku punonjësit duhet të jenë në zyrë në ditë të caktuara. /PCWorld Albanian