Elon Musk drejt mbylljes së marrëveshjes për blerjen e Twitter

min lexim

Pas disa muajsh dramë ligjore, Elon Musk është pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen e Twitter sipas The Wall Street Journal dhe The Washington Post.

Lëvizja e tij e parë ishte shkarkimi i CEO Parag Agrawal, CFO Ned Segal e disa ekzekutivë të tjerë të lartë.

Musk do të marrë kontrollin pak përpara se afati i fundit i marrëveshjes të mbyllet. Ai shpenzoi kohë në zyrat qendrore të Twitter kësaj jave ku u takua me punonjës të ndryshëm.

Thuhet se ai ka sjellë edhe disa inxhinierë të Tesla për të parë kodin e Twitter raportoi Bloomberg.

Marrëveshja është duke u mbyllur për ti dhënë fund një beteje ligjore disa mujore që ka përfshirë Twitter që kur Musk ofroi ta blinte për 44 miliardë dollarë në muajin Prill përpara se të tërhiqej pak javë më vonë.

Tërheqja e Musk erdhi me arsyetimin se Twitter kishte manipuluar numrin e llogarive të rreme në platformë. Ndërsa ekipi ligjor i Twitter tha se argumenti i Musk ishte thjeshtë një pretekst për tu larguar nga marrëveshja. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sundimi i ligjit në Kosovë dhe i regjimit në Shqipëri!

Story i radhës

Lufta në Ukrainë, Polonia heq katër monumente të epokës sovjetike

Të fundit nga