Elon Musk do të tërhiqet nga blerja e OpenAI nëse kjo e fundit i qëndron misionit të saj

February 13, 2025
1 minut lexim

Elon Musk do të tërhiqet nga blerja e OpenAI nëse krijuesi i ChatGPT heq dorë nga shndërrimi i organizatës jo-fitimprurëse në një kompani fitimprurëse thanë juristët e miliarderit ditën e Mërkure.

Nëse bordi i OpenAI u qëndron misionit të saj fillestar, Musk do të tërhiqet nga përpjekjet për blerjen e saj,” thuhej në dosjen gjyqësore të padisë kundrejt OpenAI.

Në 2015-ën Sam Altman dhe Elon Musk bashkëthemeluan OpenAI si një organizatë bamirëse. Megjithatë Musk u largua prej saj për shkak të diferencave me Altman lidhur me drejtimin që duhej të merrte kompania.

Altman më pas u bë CEO dhe lançoi një njësi fitimprurëse brenda OpenAI për të siguruar financim nga investitorët si Microsoft. Altman tani po punon për ristrukturimin e bizneseve kyçe në një firmë fitimprurëse dhe nuk do të kontrollohet më nga bordi i organizatës.

Organizata do të bëhet aksionere brenda kompanisë së re ndërsa Musk ka paditur në gjykatë OpenAI për të parandaluar këtë gjë. Në fillim të javës Musk udhëhoqi një konsorcium për të blerë OpenAI, një përpjekje e fundit për të mos lejuar këtë ristrukturim.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shefi i zyrës së BE-së shkon në QKN, vëzhgon nga afër procesin e numërimit

Story i radhës

Ideja e Mickoskit për ndryshimin e stemës, Kasami: Jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për himnin dhe 20%-shin

Të fundit nga

Janevska: Ekipi i MASH-it, nesër në Nerovë

11 Shkup, 2 qershor – Ministria e Arsimit nuk ka një vendim konkret se cila do të jetë zgjidhja për rastin e Nerovës. Ministrja Vesna Janevska përsëriti se është ndërtimi i objektit
sqmken
ShkoLartë