Elon Musk do të ribrandojë Twitterin në X duke shuar logon ikonike të zogut

July 23, 2023
1 minut lexim

Ribrandimi i Twitter nga Elon Musk duket se është pranë. Përmes një serie cicërimash, Musk tha se logoja e famshme e zogut e kompanisë dhe emri do të ndryshojnë së shpejti.

Kompania, do të njihet thjeshtë si “X.”

“Së shpejti do të largojmë brendin Twitter dhe gradualisht të gjithë zogjtë,” shkruante në Twitter. “Duhej të ishte bërë me kohë, ndjesë që zgjati kaq shumë,” tha ai.

Mbrëmjen e kaluar raportohet se kishte njoftuar punonjësit përmes e-mailit për ndryshimin. Sipas burimeve të afërta, Musk i kishte thënë stafit se kompania do të bëhej X dhe se ky ishte e-maili i fundit dërguar nga një adresë e Twitter.

Prej kohësh është bërë e ditur se Musk favorizonte brandimin në “X.” Aplikacioni bankar që ai bashkëthemeloi në 1999 quhej x.com ndërsa kompania më e fundit AI quhet xAI.

Gjithashtu ai është shprehur sesi brendin X do ta ndihmonte që Twitter të bëhej aplikacioni “për çdo gjë.”

Edhe pse ka dhënë shumë pak detaje rreth vizionit të tij, shumë besojnë se ideja e Musk është shndërrimi i Twitter në një WeChat, aplikacionin më popullor në Kinë që njerëzit e përdorin për aktivitete ditor nga pagesa, tek shitblerja krahas të qënurit një rrjet social. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Volejboll/ Kosova i jep fund aventurës kualifikuese në Çeki

Story i radhës

Zjarri ‘pushtoi’ vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, zona ende e mbuluar nga tymi, shihni pamjet

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë