Elmi Aziri: Deputetët e Frontit kanë deponuar nënshkrimet për propozim ligjin për mbylljen e lojërave të fatit

min lexim

Deputeti i Frontit Evropian Elmi Aziri njoftoi se deputetët në Kuvend kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për propozim ligjin për Lojërat e Fatit, të cilin një ditë më parë e dorëzuan në Kuvend. Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit në vendbanime dhe veprimi i tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit thonë se do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjegjësisht në hotele me pesë yje. I bëjnë thirrje koalicionit VLEN, që ta mbështesin
“Ftojmë deputetët e VLEN që t’i bashkëngjiten propozimit tonë dhe të realizojnë premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore për mbylljen e kazinove. Gjithashtu i ftojmë ata që të kërkojnë edhe nga partnerët e tjerë të shumicës parlamentare që të mbështesin ligjin si në fazën e propozimit ashtu edhe gjatë votimit në seancë. Mbështetje presim edhe nga deputetët e partive të tjera parlamentare të cilët ua duan të mirën qytetarëve”, ka deklaruar Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës. /SHENJA/

Burimi: shenja.tv

Story i mëparshëm

Sveçla, Krasniqi, Atiq, Elshani e Bahtiri dalin në veri për limonadë

Story i radhës

E dëmtoi tërmeti, nis puna për restaurimin e Muzeut Etnografik në Durrës

Të fundit nga