elmazi emocionohet nga mikpritja ne semenisht semenisht breh cka paske bo 68ef4dd3b672a

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

October 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi sonte është pritur në mënyrë madhështore nga banorët e Semenishtit.

Në takimin, i cili i ngjasonte një tubimi qendror dhe jo vetëm takim i një dege të VLEN-it, Muhamet Elmazi shpalosi vizionin e tij, planprogramin dhe projektet për Semenishtin konkretisht por edhe për vendbanimet e Sarajit.

Elmazi, dukshëm i suprizuar nga mikpritja madhështore, në rrjetin social facebook, këtë mikpritje e përshkroi me disa fjalë emocionuese: “Semenisht breh çka paske bo Ju faleminderit !!!”.

Kujtojmë se që nga fillimi i fushatës Muhamet Elmazi ka vizatuar çdo vendbanim të Sarajit, është takuar me mijëra qytetarë duke shpjeguar vizionin e tij për Sarajin, ndërsa mbështetja që ka marrë ka qenë mbresëlënëse.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

punonjesit me te lumtur dhe me te suksesshem kane 6 gjera te perbashketa 68ef3cab31a27
Lajmi i mëparshëm

Punonjësit më të lumtur dhe më të suksesshëm kanë 6 gjëra të përbashkëta

plagosi me thike te moshuarin arrestohet pas 6 muajsh 36 vjecari ne berat 68ef4f36a8e69
Lajmi i radhës

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Të fundit nga

ShkoLartë