Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, ka lënë pas barazimin në Razgrad të Bullgarisë dhe është koncetruar maksimalishт për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, kundër kombëtares së Gjibraltarit.
Të gjiha ndeshjet ndaj Gjibraltarit shihen si një sfidë e lehtë për të marë 3 pikë, mirëpo futbolli na ka dëshmuar në shumë raste se sfidat ndaj kombëtares më të dobëta në grup, mund të sjell edhe kurthe të ndryshme dhe situata të palakmueshme. Andaj futbollistët e Maqedonisë do të duhet të kenë qasjen e njëjtë si në çdo ndeshje, që të shmangen situatave të palakmueshme.
Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë, tha: “Kemi disa futbollist që kanë probleme, mirëpo ne vazhdimisht luajmë me ata që janë të përgatitur. Nuk ka vend për kalkulime dhe eksperimentime. Do luajnë ata që janë më të fokusuar dhe përgatitur që të arkëtojmë 3 pikë. Nuk ka vend për kalkulime.
Nuk ka vend për lehtësime dhe të gjithë e dijne se me angazhim maksimal arrihet deri te rezultati pozitiv. Secila ndeshje është ndryshe dhe përgatitja duhet të jetë ndryshe. Djelmoshat janë vetëdijshëm se çka na pret këtu dhe kanë njoftuar mirë terrenin dhe janë përballur me kundërshtarin. Nuk që askush askënd të nënçmojë, pasi që Gjibraltari është në ngritje dhe nuk duhet të nënçmohet”.
Elif Elmas, futbollist i Maqedonisë, ka thënë: “Realizimi na mungoi ndaj Bullgarisë dhe ajo në 3 ndeshjet e radhës do të duhet të jetë në nivel. Ne duhet të japim maksimumin pa marrë parasysh se në cilin teren do të luhet ndeshja me ose barw artificial. Ne jemi të përgatitur dhe do të japim maksimumin në 3 sfidat e radhës që të arkëtojë pikë maksimale”.
Kujtojmë se katër vite më parë Maqedonia shënoi fitore 2-0 në stadiumin “Viktoria”, por kishte nevojë për më shumë se 40 minuta, për të gjetur rrugën deri te rrjeta.
Problem shtesë mund të jetë edhe fakti se ndeshja do të zhvillohet në terren me barë artificial. Mirëpo gëzon fakti statistikor se Gjibraltari asnjëherë nuk ka arritur të tund rrjetën e Maqedonisë, ndërsa në anën tjetër 6 herë është detyruar të kapitulojë dhe të nxjer topin nga rrjeta.
Duke pasur parasysh faktin se katër ndeshjet do të zhvillohen brenda 10 ditëve, është e sigurtë se në ekipin e Maqedonisë do të ketë ndryshime nga formacioni që ishte aktiv ndaj Bullgarisë në Razgrad. Kujtojmë se përballja në mes Gjibraltarit dhe Maqedonisë, do të zhvillohet të dielën, në stadiumin “Viktoria” në orën 18.00.