Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 16-të.
Tri duele zhvillohen sot pasdite, të cilat parashikohet të sjellin sfida interesante pasi pikët janë të rëndësishme nga këto duele.
Malisheva në shtëpinë e tyre sfidon Prishtinën, në një ndeshje ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv, derisa sfida të rëndësishme luhen edhe në përballjet Ferizaj-Trepça ’89 dhe Drenica-Dukagjini.
Kjo xhiro do të mbyllet të enjten pasdite, më dy superduele, ku ballafaqohen Ballkani-Llapi dhe Gjilani-Drita..