Elisabeth II kremton jubileun e platintë, plot 70 vjet në fron

February 6, 2022
min lexim

Elisabeth e II është mbretëresha me kohën më të gjatë në fron në historinë britanike, 70 regjencë mbushen më 6 shkurt 2022. Dhe jeta e saj është në shërbim edhe pse në moshë të thyer.

Më 6 shkurt 1952 ndërroi jetë mbreti Georg VI. Kësisoj vajza e tij Elisabeth, e cila asokohe ndodhej në një udhëtim në Kenia, automatikisht u bë mbretëreshë dhe kurorëzimi pasoi një vit më vonë. Ceremonia zyrtare e kremitmit të jubileut të platintë do të kremtohet sivjet në qershor.

„Një jetë në shërbim”

Image

Elisabeth II

Jeta ime është në shërbim, kështu e ka konsideruar Elisabeth e II jetën e saj. Qëkurse ishte princeshë ajo në ditëlindjen e saj të 21 vjetorit më 1947 iu drejtua popujve të regjencës së ardhshme të saj në mbarë Commonwealth-in me fjalët: “Betohem përpara jush, se gjatë gjithë jetës sime, qoftë ajo e gjatë apo e shkurtër, do t’ju shërbej juve të gjithëve dhe familjes së madhe perandorake, së cilës ne të gjithë i përkasim.”

Mbretëresha edhe tani në moshën 96 vjeçare vazhdon t‘u përgjigjet dhjetra mijëra takimeve, qindra udhëtimeve jashtë vendit dhe gjithmonë është e buzëqeshur. Ajo është e mirëinformuar dhe i ndjek me vëmendje zhvillimet politike, por asnjëherë nuk është prononcuar për politikë.

Image

Elisabeth II

Për të ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher është shprehur: “Ajo ka njohuri të shkëlqyera për zhvillimet aktuale dhe ka një thesar të çmuar përvoje. Këshillat dhe rekomandimet e saj janë gjithmonë shumë solide. Si kryeministre unë kam përfituar jashtëzakonisht prej saj.” 14 kryeministra ka përjetuar deri tani në regjencën e saj bretëresha Elisabeth – që nga Winston Churchill deri tek Boris Johnson. Çdo javë ajo pret politikanë për bisedime konfeidenciale në pallatin mbretëror. Jo vetëm kryeministra, por edhe gjyqtarë, sindikalistë, sipërmarrës dhe njerëz të thjeshtë.  

“Audiencë do të thotë për mua, se unë mund t’i takoj njerëzit, pa dëgjuar dikush tjetër se çfarë bisedoj me ta. Kjo më mundëson të kem një pasqyrë të qartë, se çfarë ndodh në qeveri apo në nivelet e administratës. Shumë janë njerëz fare të thjeshtë, por unë mund të takoj këdo, që dua ta takoj.” Kështu e ka shpjeguar stilin e saj të punës mbretëresha në intervistë për BBC.

Kuajt janë gjithçka për të

“Unë nuk kisha kohë të mësoja, babai im ndërroi jetë shumë shpejt. Mua më duhej papritur të marr përsipër drejtimin dhe mundësisht të bëja një punë të mirë.” Mbretëresha e vlerëson me shumë seriozitet punën e saj. Disiplina është lajtmotivi i saj. Por pasioni i saj ëhstë jeta rurale. Kuajt. Qentë e saj. Mbi 30 Corgies e shoqërojnë mbretëreshën. Që nga viti 2012 ajo nuk ka marrë më një qen të ri. Sepse nuk ka dëshirë që ndonjëri nga qentë t’i mbijetojë asaj. “Ajo është gjithmonë e lumtur dhe qesh kur është fjala për kuajt. Me to ajo shlodhet. Ajo e dallon në 30 metra distancë një kal të plagosur”, është shprehur ish-zëdhënësi i saj Dickie Arbiter. Gruaja e pakët me flokë të bardhë, e cila shpesh vishet me ngjyra të theksuara, të bën përshtypje. Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, pas vizitës së tij të fundit në kështjellën Windsor e ka vlerësuar mbretereshën: “Ajo është një person që të mahnit dhe një xhevahir i vërtetë jo vetëm për Britaninë e Madhe, por për të gjithë botën.”

Goditje fati

Së fundi mbretëresha përballoi disa goditje fati: nipi i saj princi Prinz Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan me shumë bujë mediatike u shkëputën nga rrethi i Windsor-ëve duke e paraqitur veten si fëmijë mbretëror të keqkuptuar. Meghan, vajzë e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, akuzoi familjen Windsor për racizëm në një intervistë të transmetuar në mbarë botën në mars 2021. 

Image

Elisabeth II, Princi Andrew

Edhe më e fortë ishte goditja me rastin e princit Andrew: Djali i dytë i mbretëreshës i akuzuar nga një gjykatë në Nju Jork  në kontekstin e skandalit të abuzimeve përreth multimilionerit nga SHBA Jeffrey Epstein. Por më e dhimbshme ishte vdekja në prill 2021 ebashkëshortit princ Philip, martesa e saj me të cilin është më shumë se 73 vjeçare. “Ai ishte shtylla ime gjatë gjithë këtyre viteve”, është shprehur ajo. Por pak pas varrimit të princit Philip mbretëresha iu rikthye detyrimeve të saj si kreu i shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Епидемијата во полн замав – активни 13 726 ковид случаи

Story i radhës

U akuzua se dhunoi vajzën dhe gruan e tij, kryeministri i lë të gjithë pa fjalë me vendimin e tij të papritur

Të fundit nga

ShkoLartë