elisabeth borne kryeministre e re e frances 628287873632b

​Elisabeth Borne, kryeministre e re e Francës

May 16, 2022
1 minut lexim

Presidenti francez Emanuel Macron zgjodhi sot ministren e Punës Elizabeth Borne si kryeministre të re të vendit, njoftoi Pallati Elysee. Borne (61) u bë kështu gruaja e parë në këtë pozitë që nga viti 1992.

Macron dhe Elizabeth Borne pritet të emërojnë të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë së re në ditët në vijim.

Njohuritë e saj për punën e brendshme të shtetit dhe sindikatave franceze do ta ndihmojnë atë të kalojë reformat tashmë të shpallura, duke përfshirë premtimin më të diskutueshëm parazgjedhor të Macron në lidhje me rritjen e moshës së pensionit, transmetojnë mediat e huaja.

Gruaja e fundit si kryeministre ishte shkurtimisht Edith Cresson, ndërsa në fillim të viteve 1990 president i Francës ishte lideri i socialistëve, Francois Mitterrand.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

google dhe samsung duan ta bejne me te lehte shkembimin e te dhenave mes aplikacioneve te fitnesit 6282877d5704a
Story i mëparshëm

Google dhe Samsung duan ta bëjnë më të lehtë shkëmbimin e të dhënave mes aplikacioneve të fitnesit

uria nervore 5 ushqimet qe ju ndihmojne ta mbani ate larg 6282878c749cc
Story i radhës

Uria nervore, 5 ushqimet që ju ndihmojnë ta mbani atë larg

Të fundit nga

ShkoLartë