Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elisa Mulaj, ka bërë hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Ajo në edicionin e ri do të luaj për Akerin në elitën e Norvegjisë. Norvegjia ka njërin prej kampionateve më cilësorë në botë, ndërsa pjesë e tij tashmë do të jetë edhe Elisa.
Aloja 20-vjeçare është promovuar nga ekipi i të rejave në ekipin senior të Akerit.
Promovimin e ka bërë me dy lojtare të tjera. Elisa është shprehur e lumtur që do të luaj në elitën norvegjeze, ndërsa është e përkushtuar që të punoj edhe më shumë për ngritje të mëtejme.
Elisa dhe motra e saj, Melisa Mulaj, ka shumë vite që paraqiten për ekipet kombëtare të Kosovës.
Prej tyre presim kontribut edhe më të madh në të ardhmen.