elezi nese nuk jemi unik brenda vlen it i japim mundesi bdi se qe ti ike drejtesise 67f97d27ddd37

Elezi: Nëse nuk jemi unik brenda VLEN-it i japim mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë

April 11, 2025
1 minut lexim

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për idenë e ASH-së që si subjekt i veçantë të bashkëpunojë me VLEN-in.

Sipas tij, kjo ide i jep hapësirë dhe mundësi BDI-së që t`i ikë drejtësisë dhe të krijoje shpresa të rrejshme të anëtarësia e saj për t`u rikthyer në pushtet.

“Nuk ka kuptim një bashkëpunim i këtillë, sepse mundësia është që brenda VLEN-it ne vecmë bashkëpunojmë. Dhe kështu kur paraqitemi si palë tjetër përbrenda subjektit VLEN ajo detyrimisht i minon të gjitha mundësitë e bashkëpunimit të mundshëm. Prandaj të gjitha përpjekjet bëhen, të gjitha mundësitë jepen që të vazhdojmë unik përbrenda VLEN-it dhe mos ta lëmë hapur mundësinë që BDI përmes kësaj forme të destabilitetit të VLEN-it të shoh një mundësi për t`i ikur drejtësisë dhe për t`u munduar që të mbaj të gjallë shpresën tek anëtarësia e vet se një ditë do të rikthehet në pushtet”, deklaroi Elezi.

 

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

albano bogdo feston sot ditelindjen kryeplaku surprizohet ne ferma vip 67f9792aaa16e
Story i mëparshëm

Albano Bogdo feston sot ditëlindjen, kryeplaku surprizohet në Ferma VIP

ali ahmeti vizitoi familjen e deshmorit te kombit ali mahmuti 67f97d2f7627a
Story i radhës

Ali Ahmeti vizitoi familjen e dëshmorit të kombit, Ali Mahmuti

Të fundit nga

ShkoLartë