Elezi: Janë 700 persona që po trajnohen ushtarakisht në Serbi, paguhen 1500-5000 euro për sulme në Kosovë

July 2, 2024
1 minut lexim

Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi thotë se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta mund të kryejnë sulme terroriste në Kosovë.

‘’Kryetari Konjufca e deklaron gjithë atë që kemi thënë ne me parë. Ju e dini që jemi të parët që kemi treguar se janë dy baza të Serbisë afër territorit të Kosovës, afër Veriut të Mitrovicës, por besohet se janë 700 persona që trajnohen ushtarakisht’’, thotë ai.

Elezi, deklaron se këta persona janë kryesisht nga shtetet fqinj të Kosovës, por edhe nga vetë Kosova dhe se i përkasin kombësisë serbe e po ashtu paguhen për trajnim prej 1500 deri në 5000 euro.

‘’Këta persona janë kryesisht nga Kosova, Bosnja, Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, janë serbë që mënyrë vullnetare dhe me një pagesë prej 1500-5000 euro kryejnë trajnime ushtarake dhe që më pas vijnë në territorin e Kosovës, kryesisht në Veriun e Kosovës’’, potencon ai.

Elezi, po ashtu thotë se këta person Serbia i përdor për sulme në Kosovë, ngase direkt nuk ka guxim të përballet as me Kosovën, sepse sigurinë në vend e garanton Rezoluta 1244 dhe prezenca e KFOR-it.

‘’Ne e dijmë që Serbia e ka të pamundur që të luftoj me Kosovës, sepse sipas Rezolutës 1244, e garanton NATO përmes KFOR-it sigurinë në Kosovë dhe Serbia nuk është e gatshme të ketë ballafaqim direkt me ta dhe për këtë përdor grupe dhe persona të ndryshëm, të cilat edhe ashtu janë duke u përgatitur ushtarakisht dhe të njëjtat mund të hynë në Kosovë dhe të kryejnë sulme terroriste si në Banjska’’ shprehet ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamela Anderson feston ditëlindjen e 57-të, tregon arsyen e veçantë se pse nuk vendos më grim në fytyrën e saj

Story i radhës

Dimitrievskit i pengon Flamuri Shqiptar në Qeveri! Kundërpërgjigjet Kasami

Të fundit nga

ShkoLartë