Agon Elezi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Varazhdinit në Kroaci.
Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut është larguar përfundimisht nga skuadra e elitës kroate, duke u transferuar në Bundesligën gjermane, te ekipi i Bohumit.
22 vjeçari ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën me skuadrën e tij të re.
Agon Elezi para se të luaj me Varazhdinin në Kroaci, ai ishte pjesë e Skenderbeut në Shqipëri, teksa ka luajtur edhe për Vëllazërimin në Maqedoni, ndërsa si futbollist është i dalur nga shkolla e futbollit, Shkupi.
Kujtojmë se skuadra e re e Elezit aktualisht mban pozitën e 14-t në Bundesligë me 20 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes emra të ekipeve si Union Berlin, Këlln e Mainc.