Amir Elezi, Sekretar i përgjithshëm i Alternativës dhe Nënkryetar i Shtabit të VLEN për zgjedhjet lokale, në Dialog te Lajmi në Lajm TV ka komentuar zgjedhjet e përsëritura në Vrapçisht dhe në Gostivar.
“ Këtu unë do të bëjë edhe një pyetje direkte përpara se të përgjigjem në pyetjen tuaj, se ku mbetën listat e hapura që zoti Taravari u bënë shkas që të largohet nga Koalicioni VLEN? Sa komuna i fitoi Taravari nga këto zgjedhje lokale me kandidatët e vet? Duhet ta dinë të gjithë që brenda VLEN-it diskutoheshe dhe ishin të garantuara katër deri në pesë komuna për Aleancën për Shqiptarët dhe për zotin Taravari. Preteksti dhe shkasi i atij se përse u largua nga koalicioni i jonë ishin listat e hapura të cilat nuk arriti që ti realizojë në dialog me zotin Ahmeti. Mirëpo, në fund e shohim se i mori vetëm dy komuna ”, deklaroi Elezi.


