elegance ne cdo detaj sekreti per nje shtepi te paster dhe plot stil 6810a30760581

Elegancë në çdo detaj: Sekreti për një shtëpi të pastër dhe plot stil

April 29, 2025
min lexim

A e dini se sekreti për një shtëpi që reflekton pastërti dhe stil në çdo cep qëndron tek një nga pajisjet më inovatore të Samsung? Fshesa me korent Bespoke Jet garanton pastërti të thellë, si dhe ajër të pastër nëpërmjet sistemit të saj dinamik të filtrimit, për ti dhënë edhe më shumë freski ambienteve tuaja shtëpiake.

Pajisja e Bespoke Jet është unike në përdorim pa kabllo nëpër këmbë dhe me një bateri që zgjat deri në një orë, duke iu ofruar komoditet në mirëmbajtjen e shtëpisë tuaj.

Kjo pajisje nuk është vetëm një ndihmës në pastrim – është një përfaqësuese e teknologjisë së zgjuar, që përmirëson ndjeshëm mënyrën se si kujdesemi për shtëpinë. Me teknologjinë Jet Cyclone, Bespoke Jet ofron një fuqi thithëse të jashtëzakonshme, duke eleminuar me lehtësi papastërtitë, pluhurin, dhe qimet e kafshëve nga çdo sipërfaqe – qofshin tapete të trasha, parket ose pllaka të lëmuara.

Image

Samsung

Pastrimi bëhet më i thjeshtë, më i pastër dhe më i shëndetshëm

Bespoke Jet nuk është thjesht i fuqishëm – është edhe inteligjent dhe i kujdesshëm ndaj shëndetit të familjes suaj. Me sistem filtrimi me shumë shtresa, kjo fshesë kap edhe grimcat më të imta dhe alergjenët, duke krijuar një ambient më të pastër dhe të sigurt për të gjithë anëtarët e familjes – veçanërisht për ata me alergji apo fëmijë të vegjël.

Për më tepër, falë stacionit automatik të pastrimit, ju nuk keni më nevojë të zbrazni manualisht koshin e pluhurit. Ky sistem modern redukon ekspozimin ndaj pluhurit, ndërsa dizajni ergonomik dhe përdorimi i lehtë e bëjnë Bespoke Jet të përshtatshëm për çdo moshë dhe stil jetese.

Performancë që zgjat dhe kontroll i zgjuar në kohë reale

Bespoke Jet vjen me një bateri efikase dhe të lëvizshme, që zgjat deri në 60 minuta pastrim pa ndërprerje, mjaftueshëm për të mbuluar një shtëpi të tërë pa pasur nevojë për karikim të shpeshtë. Ekrani LCD inteligjent ju informon për fuqinë e thithjes, jetëgjatësinë e baterisë dhe mirëmbajtjen – duke ju lejuar të menaxhoni pastrimin me lehtësi dhe precizion.

Dhe kur kombinohet me pajisjet e tjera të familjes Bespoke si frigoriferët dhe lavatriçet me AI të integruar, krijohet një ekosistem i harmonizuar që sjell jo vetëm funksionalitet, por edhe estetikë në çdo cep të shtëpisë suaj.

Fuqi pastrimi me garanci 5-vjeçare

Besimi i Samsung te performanca e Bespoke Jet është i tillë sa që ju ofron një garanci 5-vjeçare (2 vjet garanci të rregullt + 3 vjet garanci shtesë tregtare). Gjithashtu, kjo ofertë është e vlefshme edhe për disa modele të Samsung të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve të integruara të kuzhinës, tharëseve dhe lavatriçeve/tharëseve të kombinuara, të blera nga 13.01. deri më 31.12 .2025. si dhe për modele të caktuara të tharëseve dhe lavatriçeve/tharëseve të kombinuara të blera në periudhën nga 13.01. deri më 31.03.2025, dhe nga 01.10.2025 deri më 31.12.2025.

Më shumë se një fshesë me korrent, Bespoke Jet është një deklaratë për teknologjinë, pastërtinë dhe jetesën e zgjuar. Jini të sigurt në zgjedhjen tuaj dhe përjetoni standardin më të lartë të pastrimit – pa hezitim.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

edlir tetova ne hall 6810a217a83b4
Story i mëparshëm

Edlir Tetova në “hall”

negociatat e paqes kremlini ukraina nuk u eshte pergjigjur ofertave te putin per nisjen e bisedimeve 6810a59fcdad1
Story i radhës

Negociatat e paqes, Kremlini: Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të Putin për nisjen e bisedimeve

Të fundit nga

ShkoLartë