eleganca e ujit ne majat e gishtave thonjte qe shkelqejne natyrshem 6807f9b39c51c

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

April 22, 2025
1 minut lexim

Nëse jeni ndër vajzat që preferojnë thonj që duken të sofistikuar dhe të kuruar, por me një elegancë të natyrshme, atëherë “watery nails” është trendi që duhet ta provoni me patjetër në sezonin pranveror

Ky stil është shfaqur gjithnjë e më shpesh në postimet e estetistëve më të famshëm të thonjve dhe duket se ka filluar të bëhet zgjedhja e preferuar për ata që kërkojnë një pamje të rafinuar, por jo të ekzagjeruar.

Pas suksesit të madh të “milky nails”, ky version vjen me një pamje më të bukur dhe më shumë shkëlqim: njihuni me “watery nails”, ose ndryshe manikyrët me efekt uji.

Ato karakterizohen nga nuanca natyrale, me një përfundim që i lë thonjtë super të lëmuar dhe me shkëlqim, që imiton pamjen e dritës së diellit mbi sipërfaqen e ujit. Efekti përfundimtar është i lehtë, transparent, dhe me një ndjesi elegance që nuk kërkon shumë përpjekje.

Ndërsa shumica zgjedhin thonj me ngjyra të ftohta – si blu apo gri– kjo tendencë është shumë më e larmishme. Mund të eksploroni versione në rozë pastel, vjollcë të butë apo edhe tone neutrale si bezhë apo nude për një pamje modern dhe jashtëzakonisht elegante, citon Anabel.

Përveçse janë të përsosur për pranverë, “watery nails” janë një zgjedhja ideale edhe për ato raste kur doni të dukeni të kuruara pa e tepruar. Janë një balancë perfekte mes minimalizmit dhe klasit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bllokohet kryeqyteti kolonat e gjata vazhdojne edhe ne oret e mbremjes 6807f85848b99
Story i mëparshëm

Bllokohet kryeqyteti, kolonat e gjata vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

limani pret ambasadoret e italise dhe shqiperise vizite ne qendrat blue puzzle dhe ican 6807fdaf60096
Story i radhës

Limani pret ambasadorët e Italisë dhe Shqipërisë: Vizitë në qendrat “Blue Puzzle” dhe “iCan”

Të fundit nga

ShkoLartë