Elche dhe Mallorca kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:1.
Vedat Muriqi shënoi gol në këtë përballje – por edhe u përjashtua me karton të kuq.
Sulmuesi nga Kosova fillimisht e humbi një penallti në minutën e 12-të, por shënoi në penalltinë e dytë, të cilën e ekzekutoi në minutën e 71-të.
14 minuta pas golit të shënuar, Muriqi u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar. Pas rishikimit me VAR, sulmuesi shtatlartë mori të kuqin.
Ezequiel Ponce shënoi golin për vendasit, në minutën e 15-të. Vlen të theksohet se Elche luajti me një lojtar më pak nga minuta e 61-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Lucas Boye.
Mallorca pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Elche mbetet e fundit (20) me vetëm dy pikë.