elbasani vllaznia nuk mbaron kurre sherr mes skuadrave edhe ne dhomat e zhveshjeve nderhyn policia 693745835d007

Elbasani-Vllaznia nuk mbaron kurrë! Sherr mes skuadrave edhe në dhomat e zhveshjeve, ndërhyn policia

December 8, 2025
1 minut lexim

Situatë kaotike në “Elbasan Arena” pas mbylljes së ndeshjes mes Elbasanit dhe Vllaznisë, ku diskutohej kreu i Superiores. Skuadra verdheblu fitoi 1-0 në një sfidë të mbushur me tension, që ka vazhduar edhe pas vërshëllimës përfundimtare.

Fillimisht lojtarët e Vllaznisë janë gjendur nën një rrebesh fyerjesh nga tifozët e Elbasanit, ndërsa më pas janë përfshirë edhe mbështetësit e Vllaznisë duke sjellë kaos në tribuna.

Polica ka ndërhyrë duke ndaluar disa tifozë shkodranë dhe kjo ka tensionuar edhe më shumë situatën me mbështetësit e tjerë të kuqebluve që u janë kundërvënë forcave të rendit në ambientet para stadiumit.

Situata nuk ka qenë më e qetë as në dhomat e zhveshjeve, ku dy skuadrat nuk kanë kursyer fjalët ndaj njëra-tjetrës dhe situata është tensionuar deri në atë pikë sa u desh ndërhyrja e policisë edhe aty për të qetësuar gjakrat dhe për të mbyllur një ndeshje e cila kaloi përtej sferës sportive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarja ne durres ngre pikepyetje gazetari shpjegon perdorimet e pajisjeve pergjuese 69374518173a1
Lajmi i mëparshëm

Ngjarja në Durrës ngre pikëpyetje/ Gazetari shpjegon përdorimet e pajisjeve përgjuese

kurti deklarohet pas takimit me ulutas 693745874cd65
Lajmi i radhës

Kurti deklarohet pas takimit me Ulutaş

Të fundit nga

Arrestohet Gjesti

Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kështu kanë bërë të ditur burime të medias. Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me

Do të ulet çmimi i naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (International Energy Agency) po shqyrton një lirimin rekord të rezervave strategjike të naftës, një veprim që tashmë ka filluar t’i “ftohë” bursat botërore. Pas paralajmërimeve për aksionin më

Gjendet i vdekur Alush Kastrati

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit. Ai i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimt,
ShkoLartë