Elbasani me mungesa të rëndësishme ndaj Skënderbeut

August 18, 2024
1 minut lexim

Elbasani do të luajë sfidën e parë të sezonit të ri të Superiores ndaj Skënderbeut. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës të hënën, do të startojë në orën 20:00.

Edhe pse kampionët e Kategorisë së Parë janë mjaft optimistë për ta nisur mbarë rikthimin në elitë, “kriza” e dëmtimeve në ekip nuk i ka lënë të qetë. Trajneri Roberto Bordin do të ketë mungesa të rëndësishme ndaj korçarëve, ç’ka pritet t’ja bëjë punën e vështirë.

Tre nga blerjet e reja të kësaj merkato veroe, Kristi Qose, Esin Hakaj dhe portieri italian Giusepe Agostino nuk do të jenë të gatshëm ndaj Skënderbeut për shkak dëmtimesh.

Sikur të mos mjaftonin këta, probleme ka edhe për Arsen Kasën, i cili është në dyshim.

Megjithatë, duke parë fazën përgatitore mjaft të ngarkuar dhe me shumë sfida miqësore, Elbasani dhe trajneri Bordin mund të “kënaqen” me këto dëmtime, duke shmangur mungesa të tjera.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vjen teknologjia e AI që thuhet se mund t’ju ndihmojë të fitoni betejën kundër mushkonjave

Story i radhës

7 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë