Elbasani “mbytet” nga plehrat, ankohen banorët: Nuk hapim dot dritaret

August 22, 2023
1 minut lexim

Në Elbasan problemi me mbetjet vijon të jetë shqetësim për banorët. Një pjesë e plehrave grumbullohen në përrua duke shtuar ndotjet dhe rrezikun për infeksione.

 “Përroi Manazderes në lindje të qytetit të Elbasanit duket se është kthyer në një vend të grumbullimit të mbetjeve urbane. Pavarësisht se nuk mungojnë kontejnerët, duket se përroi mbetet vendi i preferuar për të hedhur mbeturinat.”

Elbasani çdo vit po has problem sa i takon mbetjeve urbane. Sipas qytetarëve, ky shqetësim është i përditshëm dhe duhet të merren masa në mënyrë urgjente për pastrimin e tyre.

“Nga mbeturinat jemi te mbytura nena, le qe i hedhin përdhe dhe i shkarkojnë po edhe makina kur vjen merr këtu ja e shef gjithë pisllëku i mbeturinave.”

“Po ne jetojmë këtu po këto plehrat gjithmonë këtu janë, nuk e mban ashtu shteti vetëm unë nuk ndihem dot gjithë marrim përkrahje gjithë i paguajmë plehrat, plehrat ngelen kaq vite këtu.”

Ndonëse jemi në fund të sezonit të verës kjo është pamja më të cilën janë hasur turistët që kanë vizituar qytetin e Elbasanit. Temperaturat e larta shtojnë rrezikun për nisjen e sëmundjeve. Për banorët e kësaj lagjeje shqetësim mbetet aroma dhe frika nga infeksionet.

“Aq rrezik është se gjithë sëmundje është. E gjithë ajo era e keqe hyn në bark të hyn, çfarë do bëjmë?!”

Sakaq, Elbasanit i shtohet edhe një ndotës tjetër, ku nuk mjafton ndotja nga tymrat kancerogjenë, që emetohen në atmosferë nga industria metalurgjike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autoritetet spanjolle sekuestrojnë 700 kg heroinë pranë Ishujve Kanarie

Story i radhës

Ansambli “Ibe Palikuqi” këtë vit përfaqëson kulturën shqiptare në Split të Kroacisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë