elbasani akuzon pas humbjes ne kupe ndaj partizanit 698cd4861b191

Elbasani akuzon pas humbjes në Kupë ndaj Partizanit

February 11, 2026
1 minut lexim

Klubi i Elbasanit ka reaguar sot pas ndeshjes së humbur në Kupën e Shqipërisë përballë Partizanit, duke kritikuar gjykimin.

Verdheblutë ishin dukshëm të acaruar për rastin që vendosi ndeshjen, penalltinë që u akordua në favor të Skukës, teksa pretenduan se ishte bërë një padrejtësi ndaj tyre, si në raste të mëparshme gjatë këtij viti.

KOMUNIKATË ZYRTARE

Që nga muaji janar i këtij viti, ndaj ekipit të Elbasanit janë akorduar katër penallti kundër, të cilat në të katër rastet kanë qenë tepër të diskutueshme.

Rasti i paraqitur në këtë foto është momenti i fundit flagrant, i ndodhur në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, një tjetër penallti e diskutueshme, që ka ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe mbarëvajtjen e takimit.

Si klub, ndihemi të cenuar nga vendime të përsëritura, shumë të diskutueshme dhe jo korrekte të arbitrave, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e ndeshjeve tona.

Ne kërkojmë nga Kolegjiumi i Arbitrave dhe nga vetë arbitrat që të jenë në lartësinë e detyrës, të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe integritet të plotë, duke shmangur çdo vendim që mund të perceptohet si i favorshëm apo i njëanshëm.

Respekti për garën dhe drejtësinë sportive duhet të jetë mbi gjithçka.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

duhet te mbroj shendetin tim demi lovato anulon koncertet 698ccdf63df67
Lajmi i mëparshëm

“Duhet të mbroj shëndetin tim”/ Demi Lovato anulon koncertet

cikloni ne madagaskar nderrojne jete 20 persona 698cd54b7eaca
Lajmi i radhës

Cikloni në Madagaskar, ndërrojnë jetë 20 persona

Të fundit nga

ShkoLartë