Elbasan/ Kultivimi i kanabisit, nën hetim dy inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit Seltë për shpërdorim detyre

July 25, 2023
1 minut lexim

Po hetohen për shpërdorim detyre dy inspektorë pyjesh dhe kryetari i fshatit Seltë, ku u gjetën të kultivuara 160 bimët narkotike.

Nën hetim janë:

Ç., 56 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Gjinarit;

L., 45 vjeç, me detyrë inspektor pyjesh në zonën e Zavalinës;

B., 55 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Seltë.

Hetimi penal ndaj këtyre shtetasve ka nisur në kuadër të veprimeve hetimore të zhvilluara gjatë operacionit policor të koduar “Krasta”, si rezultat i të cilit, më datë 21 qershor në një zonë pyjore të fshatit Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Për këtë rast, policët kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, ku po vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu do të zhvillojë vizitë zyrtare në Korenë e Veriut

Story i radhës

​Dy seanca parlamentare gjatë kësaj jave

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë