Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Edjen Dinon, 18-vjeçari i cili është arrestuar si i dyshuar në konfliktin që i mori jetën 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku 3 ditë më parë në Elbasan.
Prokuroria e përfaqësuar nga Ritvan Suka, kërkoi “arrest me burg” për 18-vjeçarin, masë e cila u pranua nga gjyqtarja Idush Maliqi.
Gjatë arrestimit 18-vjeçarit ju gjetën një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike.
Ndërkohë ende në kërkim është një tjetër 18-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qëlluar me pistoletë.
Madrid Ulqinaku 33 vjeç u vra në bulevardin e Elbasanit 3 ditë më parë pas një konflikti banal me disa adoleshentë.