El Shaarawy pas sfidës me Sporting-un: Na pret një vit i vështirë

July 27, 2023
1 minut lexim

Miqësorja e parë e Romës në Portugali kundër Sporting-ut, është mbyllur baras 1-1.

Sulmuesi i ‘romakëve’ Stephan El Shaarawy, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e Jose Mourinhos, tha se skuadra e tij, bëri ndeshje të mirë, edhe pse dueli me portugezët e Sporting-ut, u mbyll baras.

El Shaarawy thotë se po punohet seriozisht në përgatitje në mënyrë që skuadra e tij të jetë e gatshme për edicionin e ri të garave.

“Ishte një lojë e mirë, një lojë e vështirë dhe me ritëm të lartë”, tha El Shaarawy.

“Ishte e rëndësishme të luajmë me intensitet të mirë dhe e bëmë paraqitje të mirë.

Por, është turp për mënyrën si pranuam golin. Synimi ynë është të gjejmë formën më të mirë para sezonit të ri”, ka theksuar ai.

“Ne e dimë se na pret një vit i vështirë dhe po punojmë shumë seriozisht”, ka përfunduar El Shaarawy..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Veriut të Mitrovicës Erden Atiq ndaloi ndërtimet në dy ndërtesa të financuara nga qeveria e Serbisë

Story i radhës

Historiani thotë se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme!

Të fundit nga

ShkoLartë