El Salvador zbulon se ka blerë 6,000 Bitcoin

December 31, 2024
1 minut lexim

Pas 39 muajsh blerjes të vazhdueshme, El Salvador sot ka në pronësi 6,000 BTC. Kështu bëhet vendi i gjashtë në botë mes shteteve të cilat mbajnë Bitcoin me rezervat e saj që kapin vlerën 570 milionë dollarë.

Shumica e këtyre aseteve u shtuan vitin e kaluar ndërsa Bitcoin u rrit nga 45,000 në 100,000 dollarë. “Rezervat Bitcoin të vendit tonë kanë një vlerë 127 përqind më të lartë sesa ajo që kemi paguar për to, një rritje me 344 milionë dollarë,” shkruante presidenti i vendit Nayib Bukele.

Strategjia e El Salvadorit ka qenë blerja e një Bitcoin çdo ditë. Megjithatë kohët e fundit vendit ka bërë blerje më të mëdha sesa zakonisht ku më 20 Dhjetor bleu 11 Bitcoin.

Kjo koinçidoi me raportimet se El Salvador kishte siguruar një kredi 1.4 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Galaxy Research Parashikon në 2025 se të paktën 5 vende të botës do të fillojnë të shtojnë Bitcoin në rezervat e tyre.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka hedhur idenë e krijimit të një rezerve kombëtare në Bitcoin. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti ngushëllon popullin amerikan për vdekjen e ish-presidentit Carter

Story i radhës

Prej nesër, 100 euro gjobë nëse vozisni me patentë shoferi me emrin e vjetër të shtetit

Të fundit nga

ShkoLartë