Ekzekutivi i Walmart thotë se kriptomonedhat do të luajnë rol të rëndësishëm tek pagesat

October 19, 2022
1 minut lexim

Kriptomonedhat janë një faktorëve kryesorë që do të trazojnë sistemet e pagesave dhe do të bëhen një pjesë shumë e rëndësishme e mënyrës sesi konsumatorë shkëmbejnë me njëri-tjetrin sipas CTO-së së Walmart Suresh Kumar.

“Kriptomonedhat do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Dhe natyrisht ne duam të jemi aty ku konsumatori ynë ka nevojë,” tha Kumar në Samitin All Markets të Yahoo Finance.

Kumar sugjeroi se një pjesë e kësaj trazire do të ndodh në metaverse, pra në brendësi të aplikacionit të medias sociale. “Pavarësisht nëse janë sende fizike apo virtuale, kriptomonedha do të luajnë rolin e tyre për atë se çfarë konsumatori dëshiron,” tha Kumar.

Në fund të vitit të kaluar, Walmart aplikoi për disa patenta në lidhje me kriptomonedhat dhe metaverse dhe po i hap rrugë distributorit Amerikan më të madh të përgatitet për lançimin e kriptomonedhës së tij.

Hyrja e Walmart në botën e kriptomonedhave u konkretizua në Shtator kur kompania lançoi “Walmart Land” dhe “Walmart Univers of Play”, dy lojëra online brenda platformës Roblox.

Edhe pse Roblox është një lojës tradicionale Web2, lëvizja e Walmart mund të cojë distributorin drejt lojërave Web3 në metaverse ndërtuar rreth NFT dhe teknologjive të tjera krypto.

Në Mars të 2020-ës kompania ju bashkua Hyperledget për ndërtimin e blockchaineve open-source. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Njerëzit që kanë numrin 3 në datën e lindjes, kanë një fat të veçantë

Story i radhës

Vendet e BE-së mbështetën sanksionet ndaj Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

Të fundit nga

ShkoLartë