Ekzekutivi i Google thotë se përgjigjet që jep ChatGPT nganjëherë janë halucinacione

Google lëshoi një paralajmërim urgjent për ChatGPT – robotin e ri të kërkimit që ka pushtuar internetin.

ChatGPT është një robot i avancuar AI trajnuar nga OpenAI dhe ndërvepron në formë bashkëbisedimi.

Është një shërbim online që ju përgjigjet pyetjeve të njerëzve të cilët regjistrohen.

Në uebsajtin e OpenAI kompania thotë “Kemi trajnuar një model quajtur ChatGPT që ndërvepron në formë bashkëbisedimi.”

“Formati i bashkëbisedimit e bën të mundur që ChatGPT u përgjigje pyetjeve që kanë lidhje me njëra-tjetrën duke pranuar gabimet, sfiduar faktet e pasakta dhe refuzuar kërkesat e papranueshme.”

Zëvendës presidenti i Google, Prabhakar Raghavan ka paralajmëruar përdoruesit e teknologjisë duke thënë se roboti jep përgjigje krejtësisht fiktive.

Ai tha për gazetën Gjerman Welt Am Sonntag: “Kjo është një lloj inteligjence artificiale që flet nganjëherë për gjëra që i quajmë halucinacione.”

“Përgjigje e makinerisë janë të njëjtën kohë sa bindëse aq edhe fiktive.”

Ai shtoi se: “Modelet e mëdha gjuhësore pas kësaj teknologjie e bëjnë të pamundur për njerëzit të monitorojnë çdo sjellje të papërshtatshme të sistemit.”

“Por ne duam ta testojmë një shkallë të gjerë që të jemi të lumtur me matësit që përdorim për të kontrolluar përgjigjet me fakte.”

“Jemi duke konsideruar sesi të integrojmë këto opsione në funksionet tona të kërkimit, veçanërisht për pyetjet të cilat nuk kanë vetëm një përgjigje.”

ChatGPT mund të alternojë tonin e mesazheve sipas një hulumtimi të McAfee, mesazhe të cilat mund të duket sikur janë dashurie dhe të bindin dikë të ofrojë informacione personale ose para.

McAfee thotë se me rritjen e popullaritetit të AI, veçanërisht mjeteve si ChatGPT, shanset që të marrim informacioneve gjeneruar nga makineritë janë të larta. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë false, pranga të riut turk në Rinas

Story i radhës

Kurti: Në këto rrugë që parakalojnë ushtarët, dikur parakalonin protestuesit

Të fundit nga