Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 5 persona në lidhje me vrasjen e Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës një ditë më parë.
Por ende nuk ka asnjë të dyshuar! Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.
Ndërsa policia nuk ka arritur që të identifikojë mjetin e përdorur nga autorët.
Janë sekuestruar dhe po analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve, të cilët mendohet të kenë filmuar lëvizjet e autorëve.