Ekuadorianët kanë votuar kundër shpimit të naftës në një zonë të mbrojtur në pyjet tropikale të Amazonës, e konsideruar si një nga zonat më biodiversale në planet, transmeton Anadolu.
Për më shumë se dhjetë vjet, grupet aktiviste janë përpjekur të kryejnë një konsultim popullor mbi shfrytëzimin e naftës në mes të Parkut Kombëtar Yasuni.
Në të njëjtin fletëvotim të zgjedhjeve presidenciale, referendumi u mbajt nën pyetjen “A jeni dakord që qeveria ekuadoriane të mbajë fushat e naftës ITT, të njohura si Blloku 43?”.
Sipas Këshillit Kombëtar Zgjedhor, 59 për qind e njerëzve u përgjigjën “Po” për të ndaluar shfrytëzimin në Bllokun 43, respektivisht për të mbrojtur biodiversitetin e asaj që konsiderohet si një nga epiqendrat e specieve në botë.
Kjo zonë gjithashtu është shtëpia e fiseve indigjene që nuk dëshirojnë të kenë kontakt me botën e jashtme.
Qeveria ekuadoriane po përpiqet të vazhdojë me aktivitetet e naftës që udhëheqin eskportet e vendit. Sipas vlerësimeve zyrtare, Blloku 43 apo ITT i siguron Ekuadorit 55 mijë fuçi naftë bruto në ditë, që përbën 11 për qind të prodhimit kombëtar të naftës. Vendi mund të humbasë 1.2 miliardë dollarë të ardhura vjetore.
Megjithatë, aktivistët ekologjik kanë paralajmëruar se në këtë park prej 1 milion hektarësh ka më shumë se 2 mijë lloje pemësh dhe shkurresh, mbi 250 lloje peshqish, rreth 600 lloje të zogjve dhe rreth 200 lloje gjitarësh, të cilët sipas tyre bien ndesh me aktivitetin e shpimit.
Një tërheqje graduale e të gjitha aktiviteteve që lidhen me shfrytëzimin e naftës në zonë do të kryhet brenda një periudhe 1-vjeçare.