ekuador rritet ne 13 numri i viktimave nga termeti 6 7 balle 6416eb3601678

Ekuador, rritet në 13 numri i viktimave nga tërmeti 6.7 ballë

March 19, 2023
1 minut lexim

Është rritur në 13 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.7 ballë në Ekuador të Amerikës Jugore, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Presidenca se Ekuadorit, lidhur me tërmetin 6.7 ballë të ndodhur 6 kilometra në verilindje të qytetit Balao, thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 13 dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Mbrojtja Civile njoftoi se shumica e viktimave janë regjistruar në rajonin El Oro në kufirin me Perunë dhe se janë plagosur 126 persona.

Deri më tani nga tërmeti janë dëmtuar 17 shkolla, 31 qendra shëndetësore, 50 ndërtesa ndërsa janë shembur plotësisht 7 objekte.

Në Cuenca, Machala dhe Guayaquil janë shembur disa ndërtesa dhe pritet që numri i të vdekurve të rritet.

Tërmeti i djeshëm u regjistrua në një thellësi prej 65.7 kilometra.

Sipas BNO News, Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Paqësor ka thënë se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.

Tërmeti është ndier edhe në vendin fqinj, Peru.





MARKETING

RENT A CAR

dueli i perjetshem ne spanje 6416eabe4854e
Story i mëparshëm

Dueli i përjetshëm në Spanjë

bushati me vullnetin per nenshkrim kosova ndihmoi partneret qe kane mendime te gabuara per serbine 6416ecd72a3e9
Story i radhës

Bushati: Me vullnetin për nënshkrim, Kosova ndihmoi partnerët që kanë mendime të gabuara për Serbinë

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek

Capital T dhe Majku po vijnë me bashkëpunim

Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se pjesë e klipit është  influencerja e njohur, Elsa
ShkoLartë