Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në fejsbuk ka bërë të ditur se është dorëzuar në Qeveri propozimi që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të shkurtit 2022.
“Ministria e Ekonomisë i ka dorëzuar Qeverisë Vendimin me të cilin propozohet që masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë të shtyhet deri në fund të muajit shkurt 2022”, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk.
Më 4 dhjetor 2021, Qeveria e miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë si buka, sheqeri, mielli – tip 400, vaji i ushqimit të lulediellit, qumështi i përhershëm me përmbajtje yndyrore 2.8%, 3.2% dhe 3.5 %. mish i freskët dhe produkteve të mishit, djathë dhe gjizë, dhe më pas lista e produkteve u zgjerua me vezët, orizin dhe pastat.
Përjashtohen çmimet e zbritjeve të përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.
Ky vendim është i vlefshëm deri më 31 janar 2022.
Të fundit nga
Ministria e Shëndetësisë ka formuar komision të ri të ekspertëve për mbikëqyrje profesionale të rastit të
Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Karađorđe” i Novi Sadid do të jetë nikoqir i
Ka përfunduar në “Hampden Park”, të Glasgout, sfida mes Skocisë dhe Qipros e vlefshme për kualifikueset
Koha kur zgjoheni në mëngjes ëshë e përcaktuar në bazë të ADN-së dhe kjo mund të
Automjete të policisë u dogjën sot nga turma e protestuesve në një grumbullim ilegal të protestuesve