Ekstremistët serbë kërcënojnë përmes Telegramit, publikojnë fotografi duke ia drejtuar armën policit të Kosovës

Publikojnë fotografi drejtuar armën policit, ekstremistët serbë kërcënojnë përmes Telegramit

Policia e Kosovës është bërë cak i disa grupeve ekstremiste serbe, të cilat publikojnë në Telegram kërcënime të ndryshme ndaj këtij institucioni të sigurisë.

Së fundmi, kanë shkuar aq larg sa që njëri nga personat që ka llogari në Telegram ka postuar një fotografi ku shihet arma drejtuar një polici të Kosovës.

Image

Foto nga vendngjarja

Në këto foto 1,2,3, që janë postuar me datë 14.04.2024 (nuk dihet kur është realizuar foto) një person nga një veturë ka drejtuar armën në drejtim të policit të Kosovës, besohet se foto është bërë në veri. Personi i cili e ka postuar këtë foto mban këtë profil në telegram, të cilin e gjejmë në fotot 4 dhe 5.

Disa nga grupet serbe të hapura në rrjetin social Telegram nga serbë ekstremistë ku bëhet thirrje për “luftë në Kosovë”(foto 6).

Image

Foto nga telegrami

Ndërkaq në foton e fundit shihen grupet e formuara në rrjete sociale (me emërtime si Telegram, Srpska Sparta-Info, Bunt, Srbi u Crnoj Gori), të cilat kërcënojnë dhe propagandojnë kundër institucioneve, mekanizmave të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur nga Qeveria e Kosovës organizata terroriste. Ndërsa një grup ekstremistësh serbë në shtator të vitit të kaluar organizoi sulm terrorist në Banjskë të Zvecanit, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku e u plagosën dy të tjerë.

Image

Foto nga telegrami

 

Story i mëparshëm

Google ka zhvilluar një model të ri të AI që mund të ndihmojë në parashikimin e motit

Story i radhës

MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Të fundit nga