Ekstradohet sot nga Dubai i shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja

May 2, 2025
1 minut lexim

I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja pritet të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai.

Policia bëri me dije se ekstradimi i 44-vjeçarit bëhet i mundur falë bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”, bëri me dije policia.

Dy vjet më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi me burg përjetë Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.

Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në vitin 2012 në banesën e tyre teksa Gentian Beqiri ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar dhe më pas autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4,7 p.p. vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

Story i radhës

​Nga një muaj paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për vrasje në tentativë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë