ekstradohen nga gjermania ne kosove dy te kerkuar me leter rreshtim nderkombetar 6a482e53592aa

Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

July 3, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 03.07.2026 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, F.H. dhe M.Gj., nga Gjermania për në Kosovë.

“Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë”, njofton Policia e Kosovës.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Raporti:

Ekstradohen nga Gjermani për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 3 korrik 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 03.07.2026 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, F.H. dhe M.Gj., nga Gjermania për në Kosovë.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxha dialogu i hapur per lejen e usje s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetareve 6a4817dd70425
Lajmi i mëparshëm

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

nene e bije i mbijetojne perplasjes se autobusit por humbin 6a482ed40dd2f
Lajmi i radhës

Nënë e bijë i mbijetojnë përplasjes së autobusit por humbin…

Të fundit nga

ShkoLartë